Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi paraditen e së hënës dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e z. Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Dekreti u miratua vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, pasi anëtarët e opozitës nuk ishin të pranishëm në komision. Artan Broci zëvendëson në këtë detyrë Fatos Lulon, të cilit pas mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë, mori të enjten pëlqimin e Kuvendit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Z. Broci nga viti 2010 deri në dhjetor 2012 ka mbajtur postin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërsa, në dhjetor 2012 ai u zgjodh nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore, me votat e kësaj trupe, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejësisë.

Advertisement