Amendamenti, i propozuar nga deputetët e mazhorancës Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, parashikon përjashtimin nga moratoriumi të mjeteve lundruese me vela dhe të mjeteve lundruese të klasifikuara si jahte. Pas miratimit në komisionin e Sigurisë amendamenti do të merret në shqyrtim nga komisioni i Ligjeve në ditët në vijim. Ndërkohë, grupi parlamentar i PS-së kishte sjellë më parë në Kuvend një p/ligj që kërkonte shfuqizimin e moratoriumit të skafeve.