Tiranë – Miratohet 23 Dhjetori për komisionin hetimor

Në votimin ku mori pjesë edhe opozita deputetët e Kuvendit miratuan me 126 vota pro dhe 3 kundër datën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 Qershorit. Partia Demokratike, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Socialiste, ka deklaruar se është e gatshme që javën e ardhshme, më 23 Dhjetor të votojë ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. Sipas kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, vetë mazhoranca është e interesuar për ngritjen e komisionit, për t`i hequr PS-së “alibinë” e saj për humbjen e zgjedhjeve.

Advertisement