Komisioni per Veprimtarinë Prodhuese miratoi sot pa praninë e opozitës ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kryetari Eduard Shalsi theksoi nevojën e hapave emergjente që mbetjet të riciklohen. Sipas Shalsit, pas ndërhyrjes së qeverisë në ligjin për mbetjet, nuk është i nevojshëm referendumi i paralajmëruar nga ambientalistët. “Nuk duhet të importoheshin mbetje nga jashtë. Do t’i kërkojmë qeverisë plan emergjent masash që mbetjet të riciklohen”, deklaroi Shalsi.