Tiranë | Miratohen ndryshimet në Kodin Penal

komisioni-i-ligjeve

Ndonëse propozimet e sjella nga qeveria parashikonin heqjen nga kodi penal të veprës së fyerjes dhe shpifjes, për të garantur lirinë e plotë të medias, palët vendosën që këto dy vepra të qëndrojnë në kodin penal, duke hequr dënimin me burg dhe ndëshkimin vetëm me gjobë. Një tjetër ndryshim ishte shfuqizmi i atyre neneve të kodit penal që parashikonin dënim me burg dhe gjobë në rast të shpifjes dhe fyerjes për shkak të detyrës për zyrtarët. Nesër komisioni i Ligjeve pritet të diskutojë propozimet e komisionit të reformës zgjedhore për të përfshirë në kodin penal krimet kundër zgjedhjeve, si dhe amendamentin e deputetit të PD-së, Viktor Gumi dhe propozimet e shoqërisë civile që kërkojnë ndëshkim penal për aktet e dhunës në familje.

Advertisement