Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, miratoi listat shumëemërore të 13 partive politike ndërsa vendosi tu kthejë për plotësim listat, 5 partive politike. Ndërkaq 3 parti politike kërkuan shtyrjen e marrjes së vendimit për listat shumëemërore të dorëzuara prej tyre, për në mbledhjen e ditës së shtunë, 11 maj 2013, në orën 18.00.
Lista e partive politike që u shqyrtuan në mbledhjen e sotme.
1. Partia Social Punëtore Shqiptare (Të kthehet për plotësim të listave në qarkun e Elbasanit)
2. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (u miratua)
3. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim (Të kthehet për plotësim në qarkun e Vlorës)
4. Partia Reformatore Demokratike (u miratua)
5. Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet (u miratua)
6. Partia Demokristiane e Shqipërisë (u miratua)
7. Partia e Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA) (u miratua)
8. Partia Ora e Shqipërisë (Shtyhet për në mbledhjen e radhës)
9. Partia për Personat me Aftësi të Kufizuar (u miratua)
10. Partia Komuniste Shqiptare “8 Nëntori” (u miratua)
11. Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë (u miratua)
12. Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet (u miratua)
13. Partia Ballit Kombëtar (Shtyhet për në mbledhjen e radhës)
14. Partia G99 (u miratua)
15. Partia Demokracia Sociale e Shqipërisë (u miratua)
16. Partia Mendimi i Djathtë Liberal e Shqipërisë (Të kthehet për plotësim të listave shumëemërore në qarkun e Elbasanit)
17. Partia Alanca Demokristiane (u miratua)
18. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare (Të kthehet për plotësim të listave në qarkun e Lezhës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës)
19. Partia Popullore Kristian Demokrate
20. Partia Demokracia e Re Europiane (Shtyhet për në mbledhjen e radhës)
21. Partia Uniteti Kombëtar (Të kthehet për plotësim të listave shumëemërore në qarkun e Elbasanit)
22. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (u miratua)