Tiranë – Ministria e Shëndetësisë marrëveshje me OBSH

Marrëveshja është nënshkruar nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe nga Anshu Banerjee përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri. Në fjalën e tij, Vasili ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje duke e cilësuar atë si të rëndësishme në përmbushjen e sfidave që ka shëndetësia shqiptare. Mësohet se bashkëpunimi do të përqendrohet në dy fusha kryesore në përmirësimin e performancës së sistemit shëndetësor dhe në ngritjen e kapaciteteve për të trajtuar çështjet kryesore të shëndetit dhe për të arritur përfitime shëndetësore në fushat kryesore të shëndetit publik.

Advertisement