Tiranë – Ministria e Shëndetësisë do të përmirësojë pikat e kritikuara në progres raport

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë thuhet se progres raporti me të drejtë vë në dukje nevojën për intesifikimin e luftës kundër duhanit dhe zbatimin e legjislacionit përkatës. “Ministria e Shëndetësisë angazhohet publikisht për një luftë pa kompromis ndaj pirjes së duhanit ku ai ndalohet me ligj dhe për këtë qëllim qindra inspektorë do të ushtrojnë kontrolle intensive dhe do të marrin çdo masë administrative për çdo shkelës ligji pa dallim”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë.

Advertisement