Tiranë | Ministria e Mbrojtjes reagon: shitja e armëve është bazuar në ligj

Në një konferencë shtypi, zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Lorisa Ylli, tha se aktiviteti i ligjshëm tregtar i shitjes së armëve dhe municioneve është bazuar tërësisht në ligjin e brendshëm dhe ligjet ndërkombëtare. “Ky aktivitet është i vendosur mbi baza të qarta ligjore dhe është po aq normal sa edhe çdo aktivitet tjetër me natyrë kontraktuale që ushtron shteti shqiptar”, tha zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes. Sipas saj, “deklaratat e Partisë Socialiste për blerje të armëve nga Serbia janë shpifje të neveritëshme”.