Tiranë | Ministria e Mbrojtjes reagon: PS fushatë kriminale ndaj nesh

Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e kësaj ministrie ka theksuar se Partia Socialiste ka nisur një fushatë kriminale ndaj ministrisë së mbrojtjes. Ajo ka sqaruar se tregtia e armëve është një proces i ligjshëm e i mbështetur në ligje, por nga ana tjetër gjithë sa është shitur ka qenë e destinuar për shkatërrim. “Municionet në fjalë janë jashtë përdorimit dhe të destinuara për shkatërrim, nëse nuk shiteshin do ishim të detyruar t`i shkatërrojmë me paratë e taksave të shqiptarëve. Zoti Brace që tund letrat e vjedhura është në dijeni se një sasi e madhe e parave shkon për të mbështetur punën në kombinatin e Poliçanit, 1.2 mld lekë janë destinuar për të paguar punonjësit e kombinatit të Policanit” shtoi më tej zëdhënësja. Ajo ka treguar për mediat kontratat me pagesat në fjalë dhe ka shtuar se Braçe do të duhej të mbështeste këtë proces. “Ne i kërkojmë të sqarojë se pse është kundër punësimit të 300 familjeve nga Poliçani, cili është interesi pas kësaj fushate të PS” përfundoi ajo.