Tiranë | Ministria e Mbrojtjes e gatshme të përgjigjet në Komisionin e Ligjeve

Sipas MM, ky institucion ka një bord të posacëm dhe cdo shitje armësh bëhet në bazë të një analize të detajuar, kjo dhe në funksion të faktit se kostoja e asgjesimit të armëve është shumë e lartë. Ndërkaq MM është shprehur e gatshme të përgjigjet në Komisionin e ligjeve, por sic theksoi zëdhënësja, në një mbledhje me dyer të mbylluara sic e kërkon dhe ligji. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe, ka akuzuar Ministrin Imami për afera në çmimet e shitjes së municioneve, ku sipas tij armë të njëjta janë shitur me çmime të ndryshme duke dëmtuar buxhetin e shtetit. Deputeti Brace ka publikuar dokumenta të tjera, të cilat sipas tij vërtetojnë se si Ministria favorizon kompanitë serbe për shitjen e armëve dhe lidhur me këtë Brace ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit Imami.  

Advertisement