Vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse (sahatët) të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës. Burime nga DPM deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Pas ankesave të shumta të konsumatorëve në METE dhe pas verifikimeve të DPM për aparatet matëse, drejtuesit e METE dhe DPM vendosën ditën e sotme penalizimin e kompanisë CEZ. Paralajmërimi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është i qartë: Nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit, penalizimet nga METE do të vijojnë edhe më të forta.


