Tiranë – Ministri Vasili kërkon etikë në komunikimin mjek-pacient

Vasili është ndalur në disa momente të rëndësishme ku ndër të tjera e ka vënë theksin në cilësinë e lartë të shërbimit përmes kryerjes me mirësjellje të detyrës ndaj çdo qytetari në kryeqytet. “Përdorimi i një komunikimi joprofesional ndaj pacienteve, veçanërisht ndaj atyre të moshuar do të bëhet shkak për largimin nga detyra të çdo mjeku që e bën një gjë të tillë” paralajmëroi Vasili ndërsa theksoi se shprehja “fjala shëron” do të jetë motoja e shërbimit tonë duke mos lejuar që asnjë pacient të dalë i lënduar nga gjuha e keqe e kujtdo”. Pika tjetër e rëndësishme e takimit të ministrit të Shëndetësisë, Vasili me drejtues të shëndetit parësor ka qenë edhe tolerance zero ndaj çdo mjeku dhe infermieri qe do të luaj rolin e sekserit me pacientet duke i drejtuar këta të fundit për ekzaminime laboratorike në strukturat private ndërkohë që strukturat shtetërore i kanë të gjitha kapacitetet e duhura. Vasili u shpreh se nuk do të bëhet asnjë tolerim ndaj sekserëve brenda shërbimit parësor ndërsa bëri me dije se shkelje të tilla do të marrin dënimin e merituar.

Advertisement