Ministri Ruli kërkon nga biznesi që asnjë produkt, të cilin ata ofrojnë për konsumatorin mos t’i mungojë cmimi i ekspozuar, etiketat e përmbajtjes dhe instruksionet në shqip etj. Gjatë viteve të fundit Shqipëria ka përshtatur sipas direktivave të BE-së pothuajse të gjithë legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregëtimin e mallrave dhe shërbimeve. Megjithatë qytetarët cdo ditë përballen me rreziqe që u vijnë nga konsumimi i mallrave që nuk plotësojnë standartet e sigurisë.