Tiranë – Ministri Prifti zhvillon takime për nxitjen e investimeve të huaja në vend

Qëllimi i këtyre vizitave ishte jo vetëm prezantues, por edhe një kërkesë për rritjen e mundësive të bashkëpunimit dypalësh. Ministri Prifti shprehu qartë prioritetet e qeverisë si edhe objektivat e tij, në veçanti për të gjitha pasuritë minerare, energjetike, gjeotermale, si edhe vënien në funksion të bursës së Shqipërisë, duke krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorët e huaj. “Çdo marrëveshje dypalëshe e çdo lloji do të ishte jo vetëm një përfitim ekonomik, por edhe një eksperiencë ndërkombëtare ‘’knoë-hoë’’, në të cilën mbështetet edhe zhvillimi afatgjatë”, theksoi ai. Prifti lajmëroi se biseda me Ambasadorin e Italisë z. D’Elia do të zgjerohet dhe avancohet më tej së shpejti në një takim me Zëvendësministrin për Zhvillimin Ekonomik të Italisë z. Adolfo Urso . Duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për përpjekjet e deritanishme z. Prifti i falënderoi palët duke i ofruar mbështetjen e tij për çdo mundësi bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të biznesit në Shqipëri dhe duke kërkuar përforcimin dhe mbarëvajtjen e marrëveshjeve ekzistuese.

Advertisement