Tirane – Ministri Pango shkarkohet, zhvillohen protesta, priten diskutime ne Kuvend

Ministri Ylli Pango eshte filmuar në banesën e tij duke negociuar një vend të lirë pune, kundrejt shpërblimit në shtrat pas nje investigimi te emisionit Fiks Fare, në Top Channel i cili vërtetoi se ministri, i ka kerkuar nje vajze te zhvishet në këmbim të një vendi pune në agjencinë e turizmit. Gazetarja e cila eshte kontaktuar disa here ne telefon nga ministri per tu siguruar qe do te pranonte oferten e tij kishte kerkuar takim per vendin e punes ne Ministri, por ministri e ftoi ne vilen e tij. Video dhe biseda te cilat u transmetuan gjate mbremjes se djeshme nuk kane nevoje per koment. Nderkohe ka qene i menjehershem reagimi i kryeministrit Berisha i cili ka vendosur per shkarkimin e Ministrit Pango dhe pritet qe ai vete te dale ne nje konference per shtyp. Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i ka komunikuar atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton. Zyra e marredhenieve me publikun prane Kryeministrise ka bere publike komunikaten per shtyp te zedheneses se kryeministrit Sali Berisha ne lidhje me shkarkimin e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas pamjeve te abuzimit te tij me detyren te shfaqura ne emisionin “Fiks Fare”. “Kryeministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem ne moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve”, thuhet ne komunikaten per shtyp publikuar ne faqen zyrtare te Keshillit te Ministrave. “Z. Pango lidhur me kete ceshtje i tha kryeministrit Berisha se kemi te bejme me nje montature te mirefillte te medias. Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z. Pango nuk mund te sqarohet dhe saktesohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron me tej zyra per shtyp e Kryeministrise. Nderkohe ne kryeqytet Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar sot një protestë gjatë orëve të para të mëngjesit përpara ministrisë së kulturës në shenjë proteste ndaj veprimit të ministrit Pango. Anëtarë dhe mbështetës të LRI-së mbajnë parullat “Turp turp turp” dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes madje duke kërkuar edhe procedim penal ndaj ish-ministrit. Gjithashtu gjate dites se sotme pritet që në sallën e Kuvendit të ketë debate të forta në lidhje me këtë çështje pasi që mbrëmë pas publikimit të skandalit ka patur reagime të ashpra nga politika. Deputetët pritet të përfshihen në diskutime të forta në lidhje me këtë çështje nderkohe qe Ministri Pango, tashme i shkarkuar nga detyra, pritet që të mos marrë pjesë në mbledhjen e rradhës së Kuvendit. Pritet gjithashtu edhe që propozimi i kryeministrit të shkojë sot në presidencë dhe më pas të firmoset edhe dekreti I shkarkimit të Pangos, dekret i cili pritet që të votohet në Kuvend me shumë mundësi në seancën e të hënës që vjen.