“Partia Socialiste organizoi sot një vizitë në rrugën Rrëshen-Kalimash dhe në mënyrë më të vëmendshme në hyrjen e tunelit Thirrë-Kalimash. Unë doja që në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ta përshëndesja këtë vizitë. Është shumë pozitiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit” ka deklaruar Olldashi. Sipas tij, do të kishte qenë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë Rama. “Por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë Ramës ndjesi veçanërisht pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli” ka deklaruar me theks ironik kreu i transporteve ndaj udhëtimit të socialistëve. “Falënderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gatishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjeçar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmendje të veçantë” përfundoi Olldashi. Më poshtë konferenca e plotë për shtyp e Ministrit Olldashi: “Partia Socialiste organizoi sot një vizitë në rrugën Rrëshen–Kalimash dhe në mënyrë më të vëmëndshme në hyrjen e tunelit Thirrë-Kalimash. Unë doja që në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ta përshëndesja këtë vizitë. Është shumë pozitiv fakti që, më në fund, edhe pse me dy vjet e gjysmë vonesë, Partia Socialiste vendosi të prezantohet me projektin më të madh infrastrukturor të vendit. Do të kishte qënë më mirë akoma sikur ekspeditën socialiste ta kishte udhëhequr vetë zoti Rama, por nga ana tjetër jam i bindur që numri i madh i deputetëve që morën pjesë në këtë rrugëtim është i mjaftueshëm për t’i përcjellë zotit Rama ndjesi vecanërisht pozitive, të cilat mund t’i shërbejnë për t’i larguar frikën nga tuneli. Falenderoj kompaninë ndërtuese që tregoi gadishmëri të plotë për ta informuar dërgatën socialiste mbi ecurinë dhe problematikat e tunelit, duke u shpjeguar në mënyrë të hollësishme detaje mbi gjeomorfologjinë e terrenit, strukturën shkëmbore të frakturuar, aktivitetin tektonik milionavjecar, kovergjencën radiale dhe lubrifikimin e shtresave shkëmbore me përbërje ultrabazike, fenomene këto për të cilat Partia Socialiste tregon vëmëndje të vecantë.”