Tiranë – Ministri i Punëve të Jashtme Meta takohet me përfaqësues të OKB

Takimi u organizua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe mbarëvajtjes së projektit “Një OKB” i cili po zbatohet ne vendin tonë. Në takim mori pjesë përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Koordinatore e Përhershme e OKB në Shqipëri Znj. Gülden Türköz-Cosslett si dhe 13 përfaqësuesit e Agjencive të tjera. Meta theksoi gjatë fjalës së tij se “qeveria shqiptare do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të realizuar suksesin e këtij projekti, i cili do të jetë një kontribut real në reformën e menaxhimit të OKB-së”. Shqipëria është një nga 8 vendet pilot të këtij projekti, i cili bazohet në prioritetet e integrimit evropian, në plotësimin e objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit dhe në përmirësimin e bashkëpunimit midis qeverisë dhe shoqërisë civile.

Advertisement