Tiranë | Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maltës viziton vendin

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se gjatë kësaj vizite ministrat e jashtëm të dy vendeve do të trajtojnë çështje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, axhendën evropiane të Shqipërisë, si dhe zhvillimet më të fundit në rajon e më gjerë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, zyrtari i lartë maltez do të zhvillojë takime edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Kryeministrin Sali Berisha.

Advertisement