Tiranë – Ministri i Jashtëm Meta takohet me homologun italian

Qëllimi i përbashkët i vizitës është ai i intensifikimit të raporteve mes dy shteteve. Burimet zyrtare bëjnë me dijeni se gjatë bisedimeve në Ministrinë e Jashtme italiane, Meta dhe Frattini do të trajtojnë, me përparësi, ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe mes dy vendeve, emigracionin shqiptar në Itali, zhvillime të politikës rajonale, si dhe çështje që kanë të bëjnë me axhendën e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht procesin e liberalizimit të vizave. Nga ana tjetër, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Meta do të zhvillojë, gjithashtu, një sërë takimesh me personalitete të larta të politikës italiane, si dhe me ambasadorë të vendeve të akredituar në vendin tonë, me rezidencë në Romë.

Advertisement