Tiranë | Ministri i jashtëm gjerman viziton vendin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryediplomati gjerman Westerwelle do të takohet me krerët e lartë të shtetit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Westerwelle do të mbërrijë sot rreth orës 18:00 në Shqipëri teksa nesër do të nisë axhendën e takimeve. Takimi i parë me Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, do të nisë në orën 09:00 dhe do të ndiqet nga një konferencë e përbashkët për shtyp. Në orën 10:00 Ministri i Jashtëm i Gjermanisë do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Në orën 11:00 do të vijojë një takim me Kryeministrin Sali Berisha dhe më pas në orën 12:00, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, do të zhvillojë takimin e fundit të vizitës së tij në Tiranë me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

Advertisement