Burime nga MPJ, bëjnë të ditur se gjatë kësaj vizite do të diskutohet mbi bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë dimensionin ekonomik, ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, në kuadër të Presidencës hungareze të BE-së, gjatë gjashtëmujorit të parë të 2011-ës, bashkëpunimi shumëpalësh si dhe mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës në Budapest, Ministri Haxhinasto do të takohet me Presidentin hungarez, autoritete të larta të parlamentit, si dhe me përfaqësues të komunitetit të biznesit. Shefi i diplomacisë Haxhinasto do të jetë i ftuar nderi në Konferencën “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe Kryesimi Hungarez në BE” që organizohet nga Qendra Ndërkombëtare për Tranzicionin Demokratik.


