Tiranë | Ministri Bode prezanton pr/buxhetin 2012

alt

Gjatë prezantimit të pr/buxhetit, ministri Bode theksoi se edhe ekonomia shqiptare ka ndier presione nga kriza globale, porse ai garantoi se ekonomia jonë do të ketë një rritje prej 4.3 përqind. Me këtë buxhet, tha Bode, Qeveria shqiptare ka demonstruar një qëndrim konservativ në minimizimin e defiçiteve buxhetore përtej presioneve të krizës ekonomike. Ai e cilësoi këtë projektbuxhet si një maturi të qeverisë. Më tej kreu i Financave tha se inflacioni në ekonominë tonë ka qenë 3.2 përqind. Sipas tij sistemi bankar në vend është i balancuar, ndërkohë që depozitat janë 13.7 përqind më të larta se në vitin e shkuar. Bode tha se borxhi publik në vend është rritur më pak se në vitet e tjera duke preçizuar se “Borxhi publik nga 2088-2011 u rrit me 4.3 përqind, ku 2.3 përqind janë zgjidhja e borxheve të mbledhura nga epoka e monizmit”. Megjithatë ai theksoi se borxhi shqiptar është rritur më pak se në vendet e tjera të përfshira nga kriza financiare e borxheve. Ministri i financave foli gjithashtu edhe për luhatjet e kursit të këmbimit, të cilat sipas tij janë përmirësuar. Sipas Bodes defiçiti i përgjithshëm fiskal mbetet në nivelin 3.3 përqind në përputhje me direktivat e BE-së, ndërkohë që në varësi të këtij trendi, edhe investimet publike do të jenë 5 përqind. “Viti 2010 ishte një vit me arritje në ekonomi, me një dominim të fenomeneve të inflacionit”, tha Bode, duke nënvizuar se ekonomia shqiptare pritet të pësojë rritje prej 4 përqind dhe se kyç në këtë arritje do të jetë rritja e eksporteve të mallrave “Made in Albania”. Shefi i Financave argumentoi se gjatë vitit 2010 tregu i punës ka njohur përmirësime, ndërsa norma e papunësisë u ul me 13.3 përqind.

Advertisement