Tiranë – Minatorët protestojnë për uljen e moshës së pensionit

“Duam barazi sociale. Qeveria të na dëgjojë. Nuk gënjehemi më”, kanë qenë disa nga thirrjet që ata kanë hedhur para dy godinave të rëndësishme shtetërore, në shenjë proteste. Nga ana tjetër, me ta janë bashkuar edhe përfaqësues të sindikatave, të cilët i kanë mbështetur minatorët në kërkesat e tyre. Vetëm para pak ditësh u bë publik projekti i qeverisë, sipas të cilit minatorët do të dalin në pension tani e tutje në moshën 60 vjeç. Por ndërsa qeveria mendon se e ka bërë punën e saj duke u ulur 5 vjet nga mosha e deritanishme e daljes në pension, minatorët duken të pakënaqur dhe kërkojnë ulje të tjera, si edhe rritje të masës së pensionit të tyre.

Advertisement