Tiranë – Minatorët kërcënojnë me përshkallëzim të protestave

“Do të vendosim përshkallëzimin e grevave duke e çuar ose në vdekje ose realizimin e kërkesave” u shpreh kreu i shoqatës së minatorëve Fiqiri Xibri. Kryetari e Shoqatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri deklaroi se minatorët e konsiderojnë vendimin e qeverisë, si tallje të kryeministrit në detyrë. “Për arsyen e thjeshtë sepse siç kemi deklaruar me qindra e qindra herë 66-vjeç është jetëgjatësia mesatare e minatorit. Si mundet atëherë që kryeministri i Shqipërisë të dalë dhe të deklaroje që po ul moshën e pensionit 60- vjeç?” tha kreu i shoqatës. “Ne do të mbledhim ose kongresin e jashtëzakonshëm ose këshillin kombëtar të minatorëve ku do te vendoset protesta, e cila këtë radhe ka vetëm një përfundim, o vdekje o realizim të kërkesave”, u shpreh Xibri. Ulja e moshës së minatorëve u miratua gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e mërkurë të kësaj jave.

Advertisement