Tiranë | Meta: zgjedhjet e 8 Majit demonstruan vullnetin qytetar

alt

Kreu i LSI-së ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve duke theksuar se “qytetarët demonstruan vullnetin e tyre në zgjedhjet e 8 Majit”. Meta ka shtuar se dëshmi e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe rezultati i ngushtë. “Rezultati i ngushtë është funksionim i plotë i Kodit Zgjedhor”, ka thënë ai. Meta shtoi se me raportuesit e KiE-së ka ndarë të njëjtën pikëpamje në lidhje me nevojën e reformës zgjedhore në vend. Deklaratat e Metës u bënë pas takimit me dy reporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, senatorin çek Tomas Jirsa dhe deputetin moldav Grigore Petrenco. Pas takimit me kreun e LSI-së, dy raporterët janë duke zhvilluar një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama. Bashkë-raporterët e Komisionit të Monitorimit të AP të KE-së kanë si mision mbledhjen e fakteve për situatën politike që po kalon vendi.

Advertisement