Tiranë | Meta: të largojmë tiranin e Tiranës

alt

Kështu deklaroi Kreu i LSI-së Ilir Meta, para mbështetësve në Pallatin e Kongreseve, ndërsa hapi dje fushatën elektorale në Tiranë. “Këtë fushatë elektorale për zgjedhjet e 8 Majit do ta nisnim në radhë të parë në kryeqytetin tonë, për një arsye të rëndësishme sepse në këto 4 vjet, ky qytet jo vetëm që nuk ka shënuar një hap progres por vetëm regres dhe dëshmitarë janë të gjitha banorët të cilët vijnë në Tiranë. Në këto 4 vjet qyteti i cili është djegur nga kreu i Bashkisë së vetë, është Tirana. Një vend i cili fëmijët nuk kanë ku të luajnë është Tirana. Ndaj erdhi koha që qytetarët e Tiranës të ndahen njëherë e përgjithmonë me tiranin e Tiranës. Erdhi koha që buxheti prej disa dhjetra milionë eurosh i bazuar nga taksat e qytetarëve të kontrollohet për të zgjidhur problemet e Tiranës dhe jo për të financuar djegien e qytetit tonë të dashur”. Meta theksoi më tej se tashmë ka ardhur dita e fundit për kryebashkiakun Rama, kjo dhe pas sjelljes së ditëz së zezë. “Erdhi koha që qytetaria e Tiranës ti japë përgjigjen e merituar atij që i solli shqiptarëve të premten e zezë”. Ndërkaq, Meta theksoi se fitorja është e padiskutueshme për LSI-në, e cila do të fitojë mbi 40 mijë vota në kryeqytet. “Tirana voton për gjelbërimin dhe kundër betonizimit. Ne jemi krenarë sepse kemi promovuar kandidatë shumë të mirë dhe kandidatë do të kemi kudo dhe për kryeqytetin dhe ne do të jemi fitues në qeverisjen vendore” tha kreu i LSI-së.

Advertisement