Tiranë – Meta, të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

Meta ka theksuar se ky bashkëpunim duhet realizuar pa ndërhyrë në vendimet e gjykatave dhe pa cënuar pavarësinë e gjygjësorit, një nga shtyllat e shtetit të së drejtës, ndërtimin e të cilit e kërkon edhe Bashkimi Evropian. Gjatë takimit, Meta e ka siguruar raporterin e parlamentit Evropian se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet për liberalizimin e vizave me BE dhe do të forcojë bashkëpunimin me Parlamentin Evropian. Z. Chountis vlerësoi objektivitetin dhe realizmin e përqasjes ndaj çështjeve të ndryshme prej z. Meta dhe shprehu mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Advertisement