Deklarata e kreut të ekonomisë u bë gjatë takimit me kryeministrin e Bosnje Hercegovinës, Mustafa Mujezinoviç, Dy politikanët kanë rënë dakord për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të konkretizuar projekte të veçanta në interesin reciprok, por edhe në interesin rajonal. Ata gjithashtu kanë vlerësuar dhe nivelin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe u shprehën për forcimin e tyre në të ardhmen. Fusha e energjisë ka qenë tema kryesore e takimit mes Metës dhe Mujezinoviç. Në këtë kuadër, mes dy vendeve do të organizohet një forum ekonomik në Sarajevë, ku do të bëhen të njohura të gjitha mundësitë ekonomike që ofron Shqipëria, si dhe promovomi i turizmit shqiptar në Bosnje Hercegovinë, me qëllim tërheqjen e turistëve boshnjakë në bregdetin tonë.