Tiranë | Meta-Ruçi: Votimi për Xhukën në krye të ILDKP-së, skandal

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, e cilësoi sot skandal votimin e kandidaturës së Zana Xhukës, si Inspektore e Përgjithshme e ILDKP-së. “Kandidatura e Zana Xhukës është propozuar në kundërshtim me ligjin dhe duhet ta keni parasysh të gjithë se këtu vërtetë ka ndodhur një skandal i madh, pikërisht në seancën kur do të votohej për dekretin e Presidentit të Republikës për çështjen në fjalë, kur neni 1, Zana Xhuka dhe Shkëlqim Lamaj i propozohen Kuvendit të Shqipërisë për postin e inspektorit të përgjithshëm të ILDKP dhe Kuvendi nuk është shprehur për kandidaturën tjetër dhe njëkohësisht kjo kandidaturë është propozuar në kundërshtim me ligjin”, theksoi Meta, teksa kujtoi votën e tij kundër kësaj kandidature. Edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, tha se ky votim është kryer në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndërsa theksoi se maxhoranca është votuar, në radhë të parë për të qenë garante e zbatimit të ligjit, Ruci propozoi që votimi për kandidatët për kryetar të ILDKP-së, Zana Xhuka dhe për kandidatin tjetër, Shkëlqim Lamaj, të përsëritet, konform rregullores së Parlamentit, duke ktheyr kështu paligjshmërinë në të ligjshme.Duke iu refruar rastit në fjalë, Ruci tha se me shkeljet e procedurave parlamentare është shkelur edhe e drejta e kandidatit tjetër që konkuronte për këtë post.

Advertisement