Tiranë | Meta: rezultati i LSI në Tiranë është impresionues

alt

Në të parën dalje publike pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit shefi i LSI-së falenderoi qytetarët shqiptarë për votëbesimin që i dhanë partisë së tij. “Dëshiroj në mënyrë të veçantë të falenderoj ata që votuan LSI-në. Me rezultatet paraprake numri i votuesve i ka kaluar 16 mijë dhe po shkon drejt numrit 120 mijë”, theksoi Meta. Ai nënvizoi se edhe rezultati në Tiranë i LSI-së është impresionues, pasi sikundër tha Meta, kjo parti ka marrë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, më se 40 vota më tepër. “Nuk u ndala në kryeqytet se është Tirana dhe se rezultati i LSI në Tiranë është impresionues, rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë, plot 200 mijë vota më shumë se kur ishim në koalicion me PS-në dhe 2 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme”, tha Meta, që sipas tij përcakton jo votat në koalicion, por votat e LSI-së. Këtu kreu i LSI-së falenderoi qytetarët e Tiranës, duke thënë se zemrat e tyre rrahin për LSI-në. Sipas Metës deri mbrëmë janë numëruar plot 21 mijë vota në favor të kësaj partie në Tiranë. Lideri i LSI-së Ilir Meta vlerësoi gjithashtu se zgjedhjet vendore të 8 majit plotësuan në mënyrë absolute standardet. Por, ai nënvizoi se “Standardet e qytetarëve ishin më të mira se standardet e disa politikanëve shqiptarë”. Ai falenderoi këtu edhe komisionerët dhe vëzhguesit që u angazhuan në procesin zgjedhor të 8 Majit dhe në atë të numërimit të votave.

Advertisement