Tiranë – Meta prezanton anëtarët e rinj të LSI

Meta ka thënë se LSI është gjithnjë parti e hapur për të pritur anëtarë të rinj, me synimin që të gjithë të kontribuojnë në integrimin e vendit. Gjatë konferencës ka folur Durim Hushi, i cili për angazhimin e tij në LSI, ka falënderuar kreun e kësaj partie, Ilir Metën. Hushi ka shtuar se kjo parti tregon garanci për stabilitet. Lëvizjes Socialiste për Integrim i është bashkangjitur gjithashtu Ylli Manjani, i cili vlerësoi këtë parti dhe gjithashtu shprehu gadishmërinë për të kontribuar në këtë sfidë.

Advertisement