Tiranë – Meta premton zgjidhjen e cështjes së legalizimeve

Meta ka kërkuar votën e banorëve të këtyre zonave më 28 qershor, pasi sic u shpreh ai LSI ka në thelb të programit të saj punësimin për të nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ti ofruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. “Unë jam i bindur se do të kemë mundësinë me votën tuaj për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë cështjen e legalizimeve, një cështje kjo shumë e rëndësishme sociale, por edhe ekonomike jo vetëm për ju por për të gjithë vendin tonë. LSI-ja ka programin më të qartë dhe më konkret për atë që kërkojnë më shumë shqiptarët sot që është punësimi i qëndrueshëm”, theksoi kreu i LSI-së Meta në fjalën e tij.

Advertisement