Tiranë – Meta, opozita kërkon të tensionojë vendin

Kjo është deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta në lidhje me situatën politike në vend dhe bojkotimin e Kuvendit nga PS-ja. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, Meta ka theksuar se opozita nuk po kërkon hapjen e kutive, por krijimin e një klime tensioni në vend. Sipas tij PS-ja nuk do të votojë asnjë nisëm ligjore, madje as ato që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Meta theksoi se Partia Socialiste, nuk ndërhyri kur deputetët e Lëvizjes Socialiste për integrim ishin në grevë urie. Ai, gjithashtu, u shpreh se Partia Socialiste po keqpërdor deklaratat e ndërkombëtare për një kauzë të humbur.

Advertisement