Tirane – Meta, nuk luftoj per pushtet personal

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar se emri i tij nuk do të jetë i pari në listën e deputetëve të Tiranës. Meta tha se kjo tregon që LSI është një parti e hapur dhe se vetë ai nuk lufton për pushtet personal, por për fitoren e së majtës. Gjithashtu Meta u bëri thirrje opozitarëve të vërtetë të bashkohen me partinë e tij në 15 mars në protestën me moton “Berisha ik”.