Në një prononcim për mediat Meta tha se opozita ka kërkuar mëse njëherë zgjedhje të parakohshme, por siguroi se këto zgjedhje do të bëhen në vitin 2013, kur mbaron mandati qeverisës. “Nuk duhet të ëndërrojmë, sipas tyre duhet të ishin bërë 300 herë zgjedhje të parakohshme”, tha zoti Meta. Meta i bëri këto deklarata pas vizitës që zhvilloi në ambasadën gjermane. Më tej zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Ilir Meta vlerësoi mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë me investimet e rëndësishme në ekonomi, energjitikë e bujqësi. Ndërkohë, ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, njoftoi se shumë shpejt do të inagurohet linja 400 kv, Shqipëri-Podgoricë.