Tiranë – Meta njofton dorëzimin e raportit të reformave në KE

Meta ka cituar katër blloqet e udhërrëfyesit të BE-së që duhet të përmbushi qeveria. “Siguria e dokumenteve për kufijtë, azili, emigracioni, siguria e rendit publik si dhe marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat themelore të njeriut, janë disa nga shkallët e këtij udhërrëfyesi. Përgatitja e këtij dokumenti është bërë me përgjegjësinë më të lartë jo vetëm me evidentimin e arritjeve të gjashtë muajve të fundit por edhe me angazhimin e përmbushjeve brenda afateve të përcaktuara listës së detyrimeve të kërkuara nga udhërrëfyesi i Komisionit Evropian” deklaroi Meta. “Do të ishte në interes të këtij procesi dhe të vendit që të mos mungonte të jepte kontributin e saj në të gjithë këtë proces edhe opozita. Edhe dje qeveria shprehu vendosmërinë e saj për të realizuar në një kohë sa më të shpejtë të gjitha detyrimet e kërkuara që do të bëjnë të mundur që qytetarët tanë të fitojnë një aspiratë shumë të rëndësishme atë të liberalizimit të vizave të BE-së” tha më tej Meta. Sipas Metës, të gjitha realizimet dhe përmbushjet e këtyre gjashtë muajve kanë të bëjnë me të katër blloqet e këtij udhërrëfyesi ndërkohë që komiteti ndërministror dje ka vendosur afate përshpejtuese dhe për të gjitha ato aspekte të cilët do të vijojnë të përmbushen në muajt e ardhshme. Ministri i Jashtë theksoi se që qeveria do t’i plotësojë të gjitha detyrimet e kërkuara dhe ky objektiv do të realizohet në kohën e premtuar. Sipas Metas ata që do prishin këtë proces do të marrin ndëshkimin nga qytetarët shqiptarë. Gjatë konferencës për liberalizimin e vizave, Meta foli edhe për Enciklopedinë Maqedonase duke u shprehur se qeveria Shqiptare e ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit në Maqedoni lidhur me reagimet dhe polemikat që solli kjo vetëm e kryer nga Akademia e Shkencave të këtij vendi. “Në e kemi shprehur shqetësimin tonë që dokumente të tilla që janë të rëndësishme të mos i shërbejnë provokimeve të tensioneve, të mos fyejnë komunitetet apo kombet e tjera dhe me këtë rast ne shprehim kënaqësinë për reflektimin lidhur me rishikimin e kësaj Enciklopedie” tha më tej Meta.

Advertisement