Meta tha se LSI kërkon një axhendë të qartë për zbatimin e rezolutës. Meta pohoi se edhe kryesocialisti Rama duhet të kuptojë se integrimi nuk është vetëm detyrë e qeverisë, por një përgjegjësi e përbashkët. Lidhur me çështjen e fletëvë të votimit, sipas Metës, rezoluta ështe e qartë. “Derisa ka mosmarrëveshje të thella dhe burojnë nga gjykimi i kundërt, që PS e konsideron numërimin si e drejtë Kushtetuese, dhe qendrimi tjetër, është antikusheteus, e vetmja rrugë është çuarja e kërkesës nga ana e PS në Kushtetuese dhe mazhoranca do respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa për materiale zgjedhore do bazohet në ligjin e kodin në fuqi”, sqaroi Meta.