Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi sot se “Shqipëria mbështet plotësisht aspiratat e të gjitha vendeve të rajonit për anëtarësim në NATO dhe BE, sepse jemi të bindur se avancimi i këtyre proceseve do të sjellë më tepër siguri, paqe afatgjatë dhe më tepër prosperitet duke na çuar të gjithëve më afër standardeve të politikbërjes dhe jetesës së Bashkimit Europian”. Gjatë punimeve të Konferencës “Forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, garanci e suksesit të Kartës së Adriatikut-SHBA”, organizuar nga Kuvendi, Meta tha se “Shqipëria i qëndron besnike parimit të dyerve të hapura të NATO-s pikërisht se kemi parë shumë qartë rezultatin pozitiv që kjo politikë ka prodhuar gjatë viteve të fundit, jo vetëm si një kontribut për rajonin e Ballkanit, por edhe në funksion të një vizioni më të madh të një Europe të bashkuar të lirë dhe në paqe”. “Forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar si garanci e suksesit të Kartës së Adriatikut-SHBA”, e organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, kryeparlamentari Meta, tha se ” dua të vlerësoj kontributin e përkushtimin e secilit vend anëtar të Kartës së Adriatikut përmes angazhimit respektiv në funksion të rritjes së sigurisë në rajonin tonë, si dhe për ratifikimin e axhendës së përbashkët të integrimit euroatlantik”, theksoi Meta. Ai shprehu mirënjohjen e Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që në themelimin e saj të Kartës së Adriatikut nga SHBA për promovimin e integrimit euroatlantik të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, vijoi ai, një Ballkan Perëndimor të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike, pa parametrat e sigurisë në Europën Juglindore nuk do të arrijmë kurrë standardet që ne dëshirojmë dhe që qytetarët tanë meritojnë. Nga ana tjetër axhenda e Bashkimit Europian nuk do të jetë kurrë e sigurt”, theksoi Meta. “Në kontekstin e një krize ekonomike globale që ka tundur themelet e sigurisë ekonomike të vendeve anetare të BE-së dhe për rrjedhojë ka rritur sfidat dhe parametrat e sigurisë në të gjithë Europën shpreh bindjen e thellë se forcimi i bashkëpunimit mes vendeve tona merr një dimension të veçantë . Në këtë kuadër, rritja dhe intensifikimi i bashkëpunimit konkret ndërparlamentar përfaqëson një peshë të rëndësishme dhe mbi të gjitha një kontribut të vecantë në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore. Kuvendi i Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s është i vetëdijshëm për peshën e rëndësishme që ne mbajmë mbi supe në Ballkan në shërbim të mbarëvajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë. Për këtë arsye ne jemi gjithnjë të bindur për politikën tonë konstruktive dhe bashkëpunuese rajonale duke lënë mënjanë përqasjet konfliktuale dhe duke i përqendruar përpjekjet tona në përshpejtimin e axhendës të integrimit rajonal dhe atij euroatlantik për vendin tonë, por edhe ne funksion të fqinjëve tanë me të cilët ndajmë të njëjtën hapësirë gjeografike dhe kulturore”, tha Meta. Kryeparlamentari Meta nënvizoi se “e kam shprehur edhe me parë dhe dua ta rikonfirmoj dhe sot qëndrimin tonë të palëkundur se politika më e mirë e sigurisë në Ballkan është forcimi i bashkëpunimit në vetevete dhe kjo duhet të ndodhë përmes iniciativave konkrete në mbështetje të partnerëve tanë europianë dhe amerikanë. Mjafton të vërejmë ndryshimet rrënjesore në rajonin tonë në dy dekadat e fundit ku ishim dhe ku jemi sot . Ne sot krenohemi me marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi zhvilluar me Maqedoninë dhe Malin e Zi , ndërsa po punojmë për marrëdhënie shumë më të ngushta bashkëpunimi me Serbinë dhe mendoj se hapa të rëndësishme janë hedhur këto vite në këtë drejtim”. “Ne krenohemi me arritjet e Kosovës dhe mbështesim plotësisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe implementimin e marrëveshjes së 19 prillit duke shpresuar se përafrimi i qëndrimeve të të dy palëve do të ndodhë në kohën e duhur. Siguria dhe stabiliteti nuk do të ndodhte në Kosovë pa kontributin e NATO-s dhe as dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do avanconte pa ndërmjetësimin e BE-së. Normalizimi i mëtejshëm i marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një arritje historike për rajonin tonë dhe vetë Europën. Në këtë drejtim më lejoni të theksoj rëndësinë e zgjerimit të Kartës së Adriatikut duke bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në të. Jam i bindur se kjo do të konkludonte konkretisht konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europën Juglindore.Gjithashtu shpreh besimin se takimet në kuadër të kësaj Karte do të jenë në funksion të përshpejtimit të anëtarësimit të vendeve aspirante të rajonit tonë në NATO”, tha Meta. Duke përshëndetur pjesëmarrjen e delegacionit nga Kosova , Meta theksoi se ” misioni i përbashkët parlamentar i vendeve të Kartës së Adriatikut do të jetë forcimi i bashkëpunimit dhe ndërmarrja e iniciativave legjislative që i shërbejnë heqjes së barrrierave dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona”. Në konferencë marrin pjesë delegacione nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shoqëria Civile.