Tiranë – Meta, mazhoranca ka bërë publike vullnetin për transparencë

“Deklaratat e djeshme të z. Rama për përmbysjen e pushtetit me dhunë, dhe për përmbysjen e kutive bashkë me qeverinë janë vërtetë alarmante dhe lënë për të kuptuar degradimin e politikës së partisë më të madhe të opozitës e cila në një moment kur të gjithë shqiptarët presin dhe kërkojnë bashkëpunim për të shpejtuar ditën e liberalizimit të vizave, kur u kërkohet nga të gjithë shqiptarët por dhe nga partnerët tanë evropianë dhe ndërkombëtarë që të përfshihen në proçesin e përgjigjeve të Pyetësorit të Komisionit Europian dhe në proçesin e përgatitjes së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, bëjnë thirrje për t’u kthyer në vitet 90’ për të rrëzuar qeverinë dhe pushtetin me demonstrata dhe përmes rrugës” tha Meta. Me tej Meta deklaroi se ngritja e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit është në radhë të parë një kërkesë e vetë Qeverisë dhe mazhorancës e cila ka bërë publike vullnetin e saj për transparencë të plotë për të hetuar për gjithçka e cila ka të bëjë natyrisht me ato pretendime që janë ngritur nga opozita por që nuk cënojnë Kushtetutën dhe nuk cënojnë pavarësinë e Gjykatave. Madje ai deklaroi se mazhoranca dhe qeveria është e gatshme t’i japë edhe shumicën në këtë komision opozitës, gjë që nuk është e zakonshme sepse shumica gjithmonë i takon mazhorancës

Advertisement