Tiranë – Meta: kutitë nuk do të preken deri në 2013

Në një prononcim për mediat Meta duke iu referuar tryezës së të premtes për reformën zgjedhore dhe deklaratave të kryeministrit Berisha se kutitë e 28 qershorit nuk do të digjen por do të blihen kutitë e tjera për zgjedhjet vendore, theksoi se blerja e kutive është në shqyrtim. Ai gjithashtu theksoi se kutitë e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk do të preken deri në vitin 2013. Ndërkohë të premten me inisiativën e kryeministrit Berisha u mblodh tryeza e aprtive politike për ndryshimet në reformën zgjedhore ku mori pjesë edhe opozita. Kreu i opozitës Edi Rama i dorëzoi kryeministrit Berisha ofertën e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit dhe më pas të nisë puna për reformën zgjedhore.

Advertisement