Tiranë – Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare: do të shkoj para drejtësisë si qytetar i lirë

Friday, January 16, 2026

“Jap dorëheqjen pasi nuk mund të konsideroj se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetar i lirë” theksoi Meta. Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare. “Përpara ligjit do të paraqitem si qytetar i thjeshtë duke pasur besim që drejtësia do të zbardh të vërtetën dhe që sot përpara 2 orësh i kam kërkuar takim kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha duke i paraqitur të njëjtat argumenta” theksoi Meta. Gjithashtu Meta theksoi se duke lënë detyrën ai do të vijojë betejën e tij ligjore dhe penale si qytetar i thjeshtë për të zbardhur të vërtetën. Ndërkohë Meta theksoi se pas vendimit të tij për t`u dorëhequr ka thirrur mbledhjen e forumeve të LSI-së për shqyrtimin e vendimarrjes së mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -