“Kam planin me prioritetin kryesor për shqiptarët, që është papunësia dhe mirëqënia për cdo familje shqiptare”, ka deklaruar Meta, i cili ka shprehur bindjen e tij se LSI do të dalë fituese nga zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i LSI ka theksuar se partia e tij kandidon në këto zgjedhje për të luftuar fenomenet negative të vendit dhe për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, ndryshe nga parti të tjera që sipas tij për interesat e tyre kanë shkelur dokumentin themeltar të shtetit. “Kandidatët e LSI po punojnë në terren. Ne nuk jemi në këto zgjedhje për të marrë 71 deputetë, por për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Ne hyjmë në këto zgjedhje për të garantuar 100 mijë vende të reja pune. Ne luftojmë në këto zgjedhje për të mbrojtur dinjitetin e gjithë shqiptarëve nga ata që në kundërshtim me vullnetin dhe referendumin e popullit shqiptar ndryshuan Kushtetutën për interesa personale dhe korruptive. Ne punojmë dhe luftojmë në këto zgjedhje për t’i dhënë shpresë dhe perspektivë gjithë shqiptarëve këtu dhe atyre kudo ku janë, sepse janë pjesë e jona”, ka shtuar Meta.