Tiranë | Meta: ende herët për të diskutuar postin e Presidentit

Thursday, December 18, 2025

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një konference për shtyp deklaroi se është ende herët për të folur për zgjedhjen e Presidentit, kur në krye të Shtetit është ende në mandatin e tij, Presidenti Bamir Topi, deri në verën e vitit 2012. I pyetur nëse LSI, si forca e dytë e mazhorancës në vend, do të mbështesë kandidaturën e Fatos Nanos për postin e Presidentit të Republikës, zoti Meta tha se kjo gjë do të diskutohet në kohën e duhur dhe në koherencë dhe bashkëpunim me Partinë Demokratike. “Nuk dua t’i jap më shumë rëndësi sa ç’ i takon çështjes së Presidentit, aq më tepër kur jemi ende herët. Është një President tjetër në mandatin e tij. LSI në kohën e duhur do të mbajë qëndrimin e saj dhe do të konsultohet me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera politike bazuar në këtë marrëveshje koalicioni”, deklaroi shefi i LSI-së. Fatos Nano gjatë një interviste të dhënë për “Top-Channel”, në 11 Dhjetor, u shpreh se do të përpiqet të gjejë mbështetje në të dyja krahët e politikës për kandidimin e tij për postin e Kreut të Shtetit, duke mos dëmtuar asesi integrimin e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -