Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti tha se biznesi fason ka një rëndësi të veçantë pasi ka një numër të lartë të punësuarish. “Ne kemi dhënë një fond të veçantë për këtë biznes. Ky fond që duhet të shpenzohet brenda këtij viti shkon për biznesin fason dhe për teknologjitë e reja”, u shpreh ai. Nga ana e tij zv/kryeministri Meta tha se i duhet dhënë më shumë mbështetje biznesit të fasonëve në vend. “Me dialog të vazhdueshëm dhe masa të vazhdueshme në ndihmë të bisnesit të fasonëve do të mund të behet një shtim i kapaciteteve të ketij biznesi. Ky është një sektor që duhet ta mbështesim të gjithë”, tha ai.