Përveçse punës që pati mundur të bëjë brenda një viti në kryesimin e ministrisë së Punëve të Jashtme, zv/kryeministri Ilir Meta tha se do të vazhdojë të japë kontributin e tij në fushën e diplomacisë, duke e ndihmuar edhe ministrin e ri, Edmond Haxhinasto, që e mori sot këtë detyrë. Sipas Metës, kjo ministri ka mundur të ketë një bilanc suksesi, duke iu referuar punës së madhe lobuese për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian apo edhe asaj për përmirësimin e shërbimit diplomatik të vendit tonë. Ai ka pohuar se një rol të madh, ky dikaster nuk harron t’i kushtojë as forcimit të rolit të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.