Meta i quajti si jo të sinqertë qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj rezolutës së KE-së. “Shqipëria do të ecë në rrugën e destabilitetit. Shqipëria nuk mund të eci përpara duke shkelur Kushtetutën”, deklaroi Meta. Ndërkohë ai ka folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë, duke e cilësuar atë një vendim që nuk diskutohet.