Tiranë | Meta: dhuna e djeshme ishte mirëorganizuar nga Rama

Meta tha se kryesocialisti Rama dogji dhe gjakosi dje Tiranën ndërsa kërkoi që Prokuroria të hetojë sa më shpejt ngjarjen. “Dhuna e djeshme u mirëorganizua nga Rama”, deklaroi Meta duke shtuar se ndaj forcave të policisë, u ushtrua dhunë. “Dje Rama nxori fytyrën e tij të vërtetë, në ato skena ishte fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, tha Meta. Sipas kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dje u organizua një puç i hapur politik, duke synuar marrjen e pushtetit me dhunë dhe me çdo kusht. “Rama kishte dërguar në atë demonstratë kriminelë”, tha Meta.

Advertisement