Tiranë – Meta deklarohet i hapur për cdo hetim nga institucionet

Tuesday, December 16, 2025

Ai ka theksuar se për çdo provë që të ketë, opozita duhet t’u drejtohet institucioneve të vendit dhe të huaja. Ndërsa i ka cilësuar akuzat si sulmi i radhës ndaj ministrave. Nga ana tjetër Meta u shpreh se e fton Edi Ramën që të shkojë për ta takuar te Gjiri i Lalzit. “Jeta ime është publike dhe unë jetoj i rrethuar nga njerëz. Unë i ftoj përfaqësuesit e opozitës t’i drejtohen ILDKP-së, Prokurorisë dhe Europolit e Interpolit dhe të ndjekin gjithë rrugët zyrtare, ndërsa për Gjirin e Lalzit unë gjithmonë e pres Edin atje, dhe ai do të gjej një ngjalë të freskët”, u shpreh Meta. Ai ju referuar dhe të gjitha sulmeve që janë bërë nga PS-ja për korrupsionin duke theksuar se pasi sulmuan fillimisht ish-ministrin Prifti, tani e nxjerrin si shembull të anti-korrupsionit. Sipas tij PS-ja duhet që të jap “një përgjigje për opinionin dhe ndërkombëtarët, të cilët i furnizuan me akuza për pasurinë e një ish-ministri dhe që më pas u përpoqën ta paraqesin si një hero të luftës kundër korrupsionit. Pasuria ime është karakteri im dhe fjala ime”, tha Meta. Ai shprehu keqardhje për akuzat e PS-së dhe deklaroi se ishte i hapur për çdo hetim nga institucionet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -