Tiranë – Meta: 8 Maji do të shënojë pastrimin e vendit nga mafiozët

Friday, December 19, 2025

“Edi Rama i cili është regjizori kryesor i montazhit të bërë, i titrave që ka vendosur. Edi Rama ky mjeran çimkash edhe pse ruajti inicialet e saj e ktheu PS-në në partinë e spiunëve të Shqipërisë sepse do ta bazoj luftën e saj politike në përgjime të provokuara, të montuara, në video të trukuara” theksoi Meta. Ndërkohë duke iu referuar zgjedhjeve lokale të 8 Majit kreu i LSI-së Meta theksoi se kjo datë do të shënojë edhe pastrimin e Tiranës nga mafiozët pasi sipas tij është koha e një ndryshimi rrënjësor për disinfektimin e çimkave dhe spiunëve. “Është koha për të forcuar dhe për të mbrojtur kultin e shtetit të së drejtës, të dinjitetit të cdo qytetari në këtë vend” theksoi Meta. Ai gjithashtu theksoi se LSI-ja është e bindur për të mos lejuar instalimin e regjimit të spiunëve në kohën kur Shqipëria ka përjetuar momentin më të rëndësishëm, atë të liberalizimit të vizave. “Ne rrëzuam regjimin e spiunëve në vitet ’90 dhe nuk mund të lejojmë të instalohet ky regjim në këtë kohë ku rinia shqiptare është e lirë të lëvizë pa viza në hapësirën Shengen” theksoi Meta duke shtuar se ai është i bindur që jo vetëm do të fitojë betejën ligjore dhe morale por edhe betejën kundër krimit të organizuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -